Dënohet ETC për mashtrim të konsumatorit

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 10:46 | Nga

Inspektorati i tregut ka shqiptuar gjobë ndaj ETC-së në Prizren pas raportimit të një qytetari se ky market është duke mashtruar konsumatorët me çmimet e gotave të plastikës.

Në bazë të këtij raportimi, një qytetar është ankuar në lidhje me një produkt i cili, në periudhën e blerjes nga konsumatori ka qenë në zbritje (aksion) prej 0.59 cent në 0.49 cent por që në arkë i është faturuar konsumatorit me vlerë 0.59 cent.

Pas raportimit, kallxo.com ka njoftuar Inspektoratin e Tregut pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në lidhje me këtë praktikë të maketit ETC në Prizren.

Në një njoftim  shkruhet se Inspektoriat i Tregut ka inspektuar këtë market dhe ka konstatuar shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ka shqiptuar gjobë.

“Në subjektin e lartcekur afarist [ETC] produkti “Gota plastike 180 ml.” çmimi në raft ishte 0.49€ ndërsa te arka fiskale 0.59€ me çka u vërtetuar e raportimi i qytetarit ishte i bazuar, prandaj Inspektorët e Inspektoratit të Tregut ndaj subjektit në fjalë kanë shqiptuar gjobë administrative pasi që konsiderojmë se një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjin Nr.04/L-121 Për Mbrojtjen e Konsumatorit”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Tregut.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme