Dënohet furrtari Pejan, 300 euro gjobë për bukën pa deklaracion

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 10:29 | Nga

Gjykata e Pejës ka shqiptuar gjobë prej 300 eurosh ndaj Shaban Qollkaut, pronar i furrës “Vëllezërit Qollaku-2” pasi i njëjti ishte paraqitur në gjykatë nga Inspektoriati i Pejës për shitje të bukës pa deklaracion.

Inspekcioni i tregut, të komunës së Pejës gjatë inspektimit të kryer tek DPZ,, Vëllezërit Qollaku 2, ka konstatuar se nuk është respektuar neni 17, lidhur me deklaronin e mallit, për shkak se pala ka ekspozuar për shitje bukë dhe prodhime të tjera të miellit pa deklaracion, ku deklaracioni është I detyrueshëm të vendoset në çdo mall, dhe për këtë i është tërhequr vërejtja edhe më parë.

Javë më parë i pandehuri kishte pranuar se prodhimet e miellit i kishte shitur pa deklaracion.

Sipas ligjit kompanitë të cilat shesin mall duhet të kujdesen që konsumatorit ti ofrojnë informacione të shkruara për përmbajtjen e produktit.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’ /Kallxo.com/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme