Deponia 4-hektarëshe në Banjë të Istogut do të pastrohet dhe gjelbrohet

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 06:54 | Nga Ekonomia Online

Organizata “Let’s Do It Kosova” do të nisë sot aksionin për pastrimin e deponisë së madhe ilegale në Banjë të Istogut. Ky aksion për pastrimin e deponisë së egër që shtrihet në katër hektarë vjen me iniciativën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.

Krahas vullnetarëve të “Let’s do it Kosova”, aksionit i bashkohen dhe e ndihmojnë dhe Komuna e Istogut, FSK-ja, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Infrastrukturës dhe banorët lokalë.

“Let’s Do It” njofton se akssioni nis nga ora 10:00, kurse nisja e vullnetarëve nga Prishtina bëhet në ora 08:30, nga zyrat e organizatës në lagjen Pejton.

Kjo deponi e madhe gjendet afër shkollës “Trepça”, ndërsa për pastrimin e plotë të saj llogariten së paku 10 ditë pune.

Zona e cila do të pastrohet, do të shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar, njoftohet në një komunikatë shtypi.

Aktiviteti do të mbulohet me kamerë nga Ekonomia Online.

Të ngjashme