Deputetes së LDK-së i humb kuleta me të gjitha dokumentet personale, kërkon ndihmë për ta gjetur

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka njoftuar se sot në mëngjës, i ka humbur kuleta, me të gjitha dokumentet personale.

Ajo ka kërkuar ndihmë për ta gjetur, derisa ka treguar se dyshon se kuleta i ka humbur te Qafa.

“Sot në mëngjes, më ka humbur kuleta, me të gjitha dokumentet personale. Dokumente jashtëzakonisht të nevojshme, të gjitha janë në emrin tim personal, prandaj më identifikoni shumë lehtë. Në qofëse dikush has në atë kuletë, ju lutem më lajmëroni. Ju jam mirënjohëse përjetësisht. 

” Dyshoj që kuleta më ka humbur diku te Qafa në Prishtinë, rreth orës 8:30 në mëngjes””, ka shkruar Dumoshi në Facebook.

Të ngjashme