Deputetët ankohen për këngët që nxisin përdorimin e narkotikëve

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka miratuar raportin e punës për vitin 2018, po ashtu, deputetët, kanë shqyrtuar edhe planin e punës së këtij komisioni për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Besa Baftiu, tha se në plan ka mungesë të Projektligji për Sigurime Shëndetësore dhe vonesa për plotësim-ndryshim të disa ligjeve tjera.

“Projektligjet të cilat i kemi pas edhe planin e punës së vitit të kaluar nga ministria e shëndetësisë pra nuk i kemi në këtë plan të punës sepse projektligji për sigurime shëndetësore nuk është ligji për shëndetësie është dikund në 30 tetor 2019 që i bie se krejt në fund të vitit do të vije. Prandaj nuk di se si ministri e ka paraparë që të fillojë më implementim të fondit për sigurime shëndetësore kur e dimë se pa plotësim ndryshimin e ligjit për sigurime shëndetësore një gjë e tillë nuk mund të bëhet. E kemi në plan në ministri i Shëndetësisë dhe ai i Mirëqenies Sociale do të vije në raportim në Komision dhe do të marrim përgjigje direkt pse nuk është ligji”, Baftiu, raporton Ekonomia Online.

Ligjvënësit në pikën e rendit të ditës të ndryshme parashtruan edhe kërkesa të tjera.

Aty u diskutua për amendamentin e komisionit, ku kërkohet nga ekzekutivi për mjetet për repartin e Onkologjisë në QKUK.

Anëtari i komisionit, Fikrim Damka nga 6+, tha se ky repart ka nevojë urgjente për një pajisje dhe jo për objektin shtesë.

“Deshëm të anulojmë ndërtimin e objektit shtesë i cili ka qenë vlera 700 onkologjia e ka thënë kryetarit të komisionit se nuk kemi nevojë për një objekt shtesë por kanë nevojë për operaturen e re për një radioterapi mdoket. Ministri premtoj që edhe 800 mijë do të gjejë dhe 1 milion e gjysmë do të jetë vetëm për blerjen e një aparature në onkologji”, tha Damka.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ngriti një shqetësim tjetër në Komision.

Ai kërkoi të dihet se si është e mundur që legjislacioni të rregullojë transmetimin e klipeve muzikore.

Ai tha se janë këngë të cilat ndikojnë tek të rinjtë në përdorimin e narkotikëve, duke marrë shembull këngën “Columbiana” nga Tayna.

“Neve na bien faktikisht është një luftë kundër narkotikëve drogave por nëse na jemi në shpi edhe kemi fëmijë dhe lëshojmë televizorin dhe si ta lëshojmë televizorin kanë me qenë marihuana, heroina, kokaina në këngë d.m.th vazhdimisht columbiana, Doruntina Tayna janë këngë me promovim të drogave. Na po ja promovojmë fëmijëve Colombiana më e mirë Heroina. S’po di në cilin ligj mundet ndoshta tek censura, mediat”, tha Avdyli.

Kritike ndaj këtyre këngëve dhe mediave, ishte edhe deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Kjo e fundit tha duhet të organizohet një punëtori dhe të diskutohet me mediat për mënyrën e transmetimit të klipeve, por edhe të respektimit të Ligjit për Duhanin.

“Mediat të kritikohen nuk po punojnë mjaftueshëm në parandalimin e drogave në bazë të diskutimeve të jepet një konkluzion që nëse është nevoja të bëhet nj ë iniciativë ligjore dhe të përdoret. Unë kam vërejtje edhe tek përdorimi i duhanit. Televizioni ose mediat nuk po e zbatojmë ligjin për duhanin. E kemi që gjithmonë kur dikush pinë duhan e kemi me e mbuluar në televizion”, tha Brovina.

Përndryshe, në komision u bë e ditur se gjatë vitit 2018 janë mbajtur gjithsejtë 25 mbledhje.

Të ngjashme