Deputetët as sot nuk e votuan Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 12:49 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës as sot nuk ka arritur të votojë në lexim të dytë Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në mungesë kuorumi, raporton EkonomiaOnline.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, kërkoi që ky projektligji të hiqet nga rendi i ditës dhe të kthehet në seancë pasi të krijohen kushtet për miratim. Sipas deputetit Nitaj, mos miratimi i këtij projektligji deri më tani është për keqardhje.

LEXO Edhe: Nuk kalon Projektligji  për vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme

“Është për keqardhje që as sot nuk arriti të kalojë Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Mungonin deputetët e LDK-së dhe VV-së. Natyrisht votimin e Lisës Serbe as që e kemi pritur,” është shprehur Nitaj.

LEXO Edhe: Miratohet raporti vjetor i Bankës Qendrore

Votimi i këtij projektligji është shtyer për një ditë tjetër.

Të ngjashme