Deputetët e rinj mbështesin bashkëpunimin rajonal, por kërkojnë qartësim

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 13:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Perspektiva e deputetëve të rinj për bashkëpunimin rajonal ishte tema e debatit të organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS).

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka ndarë përvojën e saj personale në Gjykatën e Hagës, ku ka dëshmuar për vrasjen e familjarëve të saj nga forcat serbe. Gjithashtu, ajo tregoi se kishte marrë pjesë në disa konferenca të organizuara nga Tribunali i Hagës para mbylljes së tij, ku kishte vërejtur se asnjë përfaqësues nga Kosova nuk ishte prezent aty.

“Mendoj që kur të na jepet neve mundësia që të diskutohet në këtë nivel duhet të jemi të barabartë”, u shpreh Bogujevci.

Deputetja e re tha se për të është e rëndësishme që të njoftohet me organizatat joqeveritare që promovojnë bashkëpunimi rajonal. “Është e rëndësishme të di më shumë për qëndrimet e bashkëpunimet rajonal se kush janë pjesëmarrësit nga rajoni, kush janë përfaqësuesit dhe çfarë dëshirojmë të arrijmë me këtë bashkëpunim”.

Korab Sejdiu nga Aleanca Kosova e Re tha se niveli i bashkëpunimit duhet të nisë nga brenda. Kurse sa i përket bashkëpunimit rajonal, Sejdiu tha se Serbia po pengon bashkëpunimin e mirëfilltë rajonal.

“Sa i përket bashkëpunimit unë mendoj që duhet shikuar më shuam në nivel bazik. Pra, sa jemi të gatshëm që fillimisht ne bashkëpunojmë brenda vetvetes, brenda shtetit tone dhe t`i largojmë disa paragjykime që ne mund t`i kemi në kontekst politik qoftë në kontekst ekonomik, social e kështu me radhë”, u shpreh Sejdiu, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, Betim Popaj nga Forumi Rinor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se dialogu duhet të shërbejë si mjet për të arritur deri tek e vërteta dhe bashkëpunimi rajonal. Një qëndrim të tillë, sipas tij, e kanë edhe shumica e përfaqësuesve nga rajoni, bazuar edhe nga një takim ndër-rajonal, ku ka marrë pjesë së fundi.

“Thuajse të gjithë përfaqësuesit që kemi qenë aty jemi pajtuar që dialogu është kusht që me ec proceset integruese përpara. Unë mendoj që dialogu duhet të shërbejë si mjet i komunikimit për të arritur deri tek e vërteta edhe bashkëpunimi rajonal”, tha ai.

Image may contain: 4 people, people smiling, indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 10 people, people sitting

Të ngjashme