Deputetët e romëve dhe ashkalijnëve e quajnë të papranueshëm gjestin e Tomë Gashit: I ligë dhe racist

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Dy deputetë që përfaqësojnë komunitetet me kushte jo të mira ekonomike kanë reaguar ashpër ndaj avokatit Tomë Gashi pasi ky shqelmoi paratë e mbledhura të një lypsari në Prishtinë.

Albert Kinolli që përfaqëson romët në Kuvend tha se është shokuar nga veprimi i avokatit dhe tha se kjo sjellje është e papranueshme për këtë komunitet.

“Qytetarë të nderuar, edhe pse kaluan shumë orë nga dita e djeshme dhe nga gjesti i pahijshëm i avokatit Tomë Gashi, së pari si qytetar i Republikës së Kosovës dhe si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues i komunitetit Rom, mbetem i shokuar, i habitur dhe emocionalisht i thyer dhe pyes veten se si ka mundur një avokat, njeri i cili punon dhe vepron që drejtësinë ta bie në vend, ta bëjë një veprim kaq të ligë ndaj një personi të pafajshëm e të pambrojtur”, ka shkruar ia në Facebook.

Ai tha se Gashi meriton të ndëshkohet për këtë veprim.

“Shpresoj që raste të tilla mos të përsëriten më, kurse tani mbetet në ndërgjegjen e Tomë Gashit se cili do të jetë hapi i tij i radhës, kurse unë i kisha sugjeruar që të bëjë një kërkim falje publike, gjest i cili do t’i bënte nder dhe favor z.Tomë Gashit”.

Të njëjtin mendim me kolegun e tij ka ndarë edhe deputeti Veton Berisha nga Partia Liberiane Egjiptiane.
Ai tha se është i papranueshëm gjesti i Tomë Gashit dhe se si një përfaqësues i familjeve të varfra të Kosovës e dënon “veprën raciste”

“Si deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i një pjese të madhe të familjeve të varfëra në Kosovë nga komuniteti Egjiptian i dënoj ashpër veprimet e avokatit të mirënjohur njëheritë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje Tomë Gashit ndaj një lypsari në qendër të Prishtinës. Veprimet e z. Gashi janë veprime qyqare, raciste dhe tepër të liga”.

“Tani e pyes z.Gashi si profesionist i së drejtës me shumë përvojë a duhet të trajtohet kështu njeriu nga njëriu apo të tillët janë përgjegjësi e shtetit dhe jo individit!!?? Mos u anko tani në pushtetin z. Gashi tani pushteti jeni ju!!!”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme