Deputetët e VV-së me thirrjen “Jashtë” ndaj Selmanajt e ndërpresin seancën

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë lejuar vazhdimin e seancës duke brohoritur “Jashtë”, thirrje këto të drejtuara ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt.

Kryesuesja e Seancës, Arbërie Nagavci, ka kërkuar 15 minuta pauzë, deri më vazhdimin e seancës tjetër.

“Kërkoj 15 minuta pushim, në mënyrë që të dakordohen shefat e grupeve parlamentare për vazhdimin e seancës”, është shprehur Nagavci.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i filloi punimet në ora 10:30 ndërsa ato u ndërprenë pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk lejuan që ajo të vazhdojë nën prezencën e zv kryeministrit Driton Selmanaj. Në rend të ditës ishin pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme