Deputetët kërkojnë që objektet e kultit të lirohen nga pagesa e ujit

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 12:11 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën është bërë konfirmimi për lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit, Muharrem Nitaj ka prezantuar punën e bërë nga komisioni për vitin 2018-të derisa ka paraqitur disa objektiva për vitin 2019.

“Komisioni ka mbajtur 27 mbledhje të rregullta dhe 16 grupe të punës. Ka ndërmarr dy nisma legjislative, ka shqyrtuar një strategji dhe plan të veprimit. Gjatë këtij viti janë miratuar ligje me rendësi siç është ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, për komplekse në Prekaz. Komisioni planifikon të shqyrtoj 21 ligje në vitin 2019. Planifikojmë zbatimin e ligjve një nga fusha e bujqësisë e një nga planifikimi hapësinor. Plani i punës për vitin 2019 u kërkua nga Salih Zyba të shtyhet për mbledhjen tjetër”, tha ai.

Ndërkaq lidhur me lirimin nga pagesa për ujin tha se kompanitë e ujësjellësit dëmtohen nëse objektet e kultit lirohen nga pagesa.

“Vërejtja kryesore e kompanive të ujësjellësit është që nëse objektet e kultit lirohen nga pagesa ata mund të dëmtohen”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku, tha se në ligj duhet të përcaktohet se kush saktësisht lirohet.

“Ndoshta kishim mund me zgjidh duke e shtu një paragraf, që të përcaktohet në mënyrë të saktë se cilat pjesë lirohen”, tha Zharku, raporton EO.

Deputeti i PSD-së, Salih Salihu, tha se duhet të caktohet një kuotë e shpenzimet të ujit, dhe nëse kalohet pastaj të paguhet.

“Do të duhej të caktohej një kuotë e ujit sa mund të shpenzohet, nëse kalohet ajo sasi, atëherë paguhet uji”, tha Salihu.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri, tha se duhet të hynë në kontroll objektet e kultit.

“Jam shumë për me shti në kontroll sepse në objektet e kultit uji shpenzohet pa kriter. Ne kemi shumë familje pa ujë dhe atje shpenzohet kot. Edhe në qoftëse lirohet ata duhet të kenë orëmbajtes”, tha ajo.

Të ngjashme