Deputetët shohin nga afër gjendjen e të burgosurve në kohë pandemie

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, të ndarë në dy grupe, vizituan sot Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe atë në Lipjan.

Temë bosht e këtyre vizitave ishte gjendja aktuale e të burgosurve në kohē pandemie si dhe sfidat e stafit në këto qendra.

Nga udhëheqësit e ketyre dy qendrave korrektuese, Ismail Dibrani dhe Heset Loku, u njoftuan në detaje për mënyrën e funksionimit, aktivitetet e zhvilluara dhe të drejtat e të burgosurve, në dritën e masave të reja që kanë të bëjnë me kohën që po kalon vendi ynë dhe mbarë globi nga virusi covid 19.

Në qendrën korrektuese në Dubravë u theksua se asnjë nga të burgosurit nuk ka qenē i infektuar me korona virus deri më sot.

Tē burgosurve që nga 13 marsi e deri mē tani u është mundësuar qasje e plotë virtuale dhe shërbime telefonike pa kufizim, me familjet e tyre.

Deputetēt bënë shumë pyetje për udhëheqësit e këtyre qendrave dhe morën përgjigje nga dora e parë në bazë të interesimeve të tyre.

Të ngjashme