Deputetët vizitojnë “Shkollën e Gjelbër”: Ta ndjekim këtë model

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 11:45 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës, ka realizon një vizitë në Shkollën e Gjelbër, për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit, raporton EkonomiaOnline.

Deputetja Fatmire Kollçaku, tha se si grup janë të interesuar në ngritjen e vetëdijes për çështjet mjedisore.

Ajo ka thënë se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e gjithë shoqërisë.

“Si grup jemi të interesuar në ngritjen e vetëdijes për çështjet mjedisore, si ngritjen e vetëdijes së politikëbërësve por edhe vet individëve sepse mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e të gjithë neve. Ne shpresojmë kjo shkollë nuk do te jetë e vetmja në Kosovë jemi shumë të kënaqur nga kjo vizitë dhe ajo çfarë po shohim këtu prandaj ne duke e ditë rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe degradimit të madh që është duke ju bërë pikërisht mjedisit dhe pasojat pastaj i vuan njeriu, jemi të interesuar që të avokojmë të lobojmë për mbrojtjen e mjedisit”.

Deputeti Islam Pacolli u shpreh se Qeveria duhet të drejtojë subvencionet kah energjia alternative, ndërsa tha se këtë shkollë duhet ta marrin model të gjitha institucionet tjera.

“ Kisha bë thirrje edhe  Qeverisë së Republikës së Kosovës të kthejnë subvencionet në ngrohje alternative siç është gjermotermale dhe të ndryshme ta ruajmë ambientin se siç e përmenda edhe ma herët një shkollë të veçantë, por me një lule nuk mund me e ruajt ambientin, do të thotë duhet me u bë gjitha shkollat apo në përgjithësi shumica në këtë model qytetarët dhe Qeveria” tha Pacolli.

Farije Ratkoceri, drejtoreshë e Shkollës se Gjelbër, tha se ndjehen të lumtur që shkolla që ajo drejton është bërë një model i mirë, duke premtuar se në vazhdimësi do të punojnë për ngritjen e vetëdijes së nxënësve për ruajtjen e mjedisit.

“Ne nëpër shkolla mundohemi të edukojmë edhe t’i arsimojmë fëmijët në mbrojte të ambientit në ruajtjen e cilësisë së ambientit dhe qëndrueshmërinë e saj. E përmendën edhe deputetët më herët që investime do të kemi dhe kemi pas ne si shkollë deri më tani, por lus qe ta kemi qëndrueshmërinë e tyre për arsye se qëndrueshmëria varet prej institucioneve shtetërore”, tha Ratkoceri.

Të ngjashme