Deputeti i dorëhequr nga Vetëvendosje takohet me zv/kryeministrin Gashi

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 17:45 | Nga

Janë takuar në Prishtinë zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi dhe deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), Dukagjin Gorani, pak orë para se të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës të hënën.

Gazeta “Bota Sot” ka raportuar sot se takimi i deputetit Gorani me zv/kryeministrin Gashi ka pasur qëllime politike.

Mirëpo, deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dukagjin Gorani i ka thënë sot Insajderit se kjo nuk është e vërtetë.

Ai ka thënë se bëhet fjalë vetëm për një takim miqësor.

Ndërkaq, Insajderi ka tentuar të kontaktojë edhe me zv/kryeministrin Gashi, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme