Deputeti Hoti rezulton pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19.

Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!

Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë.

I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultoj pozitiv në të ardhmen.

I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luftën kundër virusit.

#Bartemaskën #Ruajdistancën

Të ngjashme