Deputeti i AAK-së me reagim të ashpër ndaj Fitore Pacollit: Si mund ta urresh kaq shumë nënën e Shkëlzenit e Luanit?

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila gjatë një emisioni, duke dashur ta godasë AAK-në dhe ish-kryeministrin Haradinaj, ka përmendur edhe nënën e tij.

Pacolli ka akuzuar Haradinajn se e ka mjekuar nënën e tij jashtë shtetit. Selmanaj ka hënë se s’do ta kishte besuar kurrë që një deputete e Kosovës të flasë me një urrejtje kaq të madhe ndaj nënës së dy heronjve, Luan e Shkëlzen Haradinajt.

“Femër gjuhëvererë”, e ka quajtur Selmanaj Fitore Pacollin, duke kërkuar në të njëjtën kohë që subjekti i saj të distancohet nga deklaratat e saj.

Reagimi i plotë i Selmanajt:

Fitore Pacolli

Turp për juve!

Kurrë s’e kisha besuar se një deputete e Kosovës, madje që flet shqip, t’ia lejojë vetes të flasë me një urrejtje të paimagjinueshme ndaj Nënës së Luan e Shkëlzen Haradinaj!

Nga shizofrenia politike e saj, duke menduar ta “godasë” politikisht Ramush Haradinaj, harron se nëna Rukë, pra Nëna e Ramushit e Dautit, është Nëna fisnike, Nëna shqiptare që lindi e rriti djem kreshnikë si Luan e Shkëlzen Haradinaj, që i zbardhën ftyrën kombit duke e larguar Serbinë nga Kosova!

Fitore Pacolli, një femër gjuhëvrerë, pra nuk i mbeti gjë tjetër, vetëm edhe ta përgojojë Nënën, e cila qindra mijëra ushtarë ka pritur e ka përcjellë nëpër beteja, si të ishin bijtë e saj.

Nënën e cila dhjetra e qindra plagë ua ka lidhur në luftë, duke filluar prej bijve të saj.

Si mundet një femër, ta përgojojë një Nanë, që ka dhënë më të shtrenjtën për këtë vend, që Fitorja “po na mbroka”?!!

Jo vetëm turp, po mallkimi i tyre do të bjerë mbi ty, femër e padenjë për atë emër, e pashpirt, gjuhëhelm!

Subjekti i saj politik, do të duhej që menjëherë të distancohej nga një përgojim i tillë!

Ndryshe, ky subjekt, bëhet strehë e fyerjeve të simbolit të Nënës shqiptare ndër vite e shekuj.

Këtë kastë dhe këtë mentalitet politik të çoroditur, pa ndjenja njerëzore e kombëtare, duhet ndalur!

Tash e përgjithmonë!

Të ngjashme