Deputeti i AAK-së merr iniciativë për ngritjen e Memorialit për vëllezërit Bytyqi në Prishtinë

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka njoftuar se do të marrë iniciativë për ngritjen e Memorialit për vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se kjo mundësi është dhënë nga Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij. Ai ka njoftuar se detajet e këtij projekti do të jenë në koordinim me familjen Bytyqi.

“Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar për mundësinë e dhënë nga gjenerali Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarët, që të marrë iniciativën për ngritjen e Memorialit për vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës. Poashtu pas komunikimit me familjarët e Heronjve, shpreha gatishmërinë e koordinimit me ta në të gjitha detajet e këtij projekti kombëtar”, ka shkruar deputeti Syla.

Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar për mundësinë e dhënë nga gjenerali Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarët, që të…

Gepostet von Gazmend Syla am Donnerstag, 27. August 2020

Të ngjashme