Deputeti i VV-së: Serbisë kurrë nuk do t’ia falim krimet që i kanë bërë ndaj shqiptarëve

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kujtuar të rënët në fshatin Polac, në 20 vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe.

Përmes një  postimi në  rrjetin social Facebook, Selimi ka thënë që Serbisë kurrë nuk do t’ia falim krimet që  i ka bërë  ndaj shqiptarëve.

“Në nderim dhe përkujtim të të rënëve të fshatit Polac, në 20 vjetorin e vrasjes se tyre nga forcat serbe”.

“Polaci ashtu si e gjithë Drenica dhe Kosova e kanë paguar shumë shtrenjtë lirinë”.

“Serbia ka bërë shumë krime ndaj shqiptarëve, krime të cilat kurrë nuk do t’ia falim”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme