Deputeti i VV-së shërohet nga Coronavirusi

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.

Uka përmes Facebook’ut ka thënë se ka fituar betejen me koronavirusin dhe se është shëruar.

“Të shëruar! Fituam një betejë personale, por jo luftën e përgjithshme ndaj Covid-19. Falemnderit familjarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë. Rikthehemi me maska, distancë dhe pastërti për t’i dhënë fund pandemisë”, ka shkruar Uka.

Të ngjashme