Deputeti Syla me bashkëluftëtarin e tij boshnjak vizitojnë varrin e dëshmorit italian që ra në Koshare

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, takuar sot bashkëluftëtarin e tij nga komuniteti boshnjak, Sahit Kandiq i cili ishte pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Syla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkë me Sahit Kandiq kanë vizituar varrin e heroit Francesco Giuseppe Bider, i ardhur nga Italia dhe i rënë në Koshare përkrah heronjve të tjerë.

“Sot me bashkëluftëtarin Sahit Kandiq nga komuniteti boshnjak, i cili ishte së bashku me vëllaun e tij Mirsadin në luftën tonë të UÇK-së. Me Sahitin vizituam dhe nderuam Heroin Francesco Giuseppe Bider, i cili kishte ardhur nga Italia për të rënë në Koshare përkrah Heronjëve të tjerë, në përpjekje për të ndalë gjenocidin e ushtruar nga Serbia mbi popullin tone”, ka shkruar Syla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme