Deputetja e AAK-së: Ku janë ministrja Haxhiu dhe ministri Vitia që s’po flasin për vdekjen e 26 vjeçarit

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jeta e një të riu në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Kadrijaj ka kërkuar që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, që të flasin për rastin.

Ajo shtoi se dje ka kërkuar nga Prokuroria të nisin me hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjerojë.

Reagimi i plotë:

Sot u shua jeta e të riut nga Gjilani A.M.! Familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta. Dje kam kërkuar nga Prokuroria të nisin me hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjeron. Nuk ma lejon pijeteti dhe edukata ta politizoj një tragjedi për poena politikë. Por të çohen të flasin sonte Arben Vitia e Albulena Haxhiu? Kush do të jep dorëheqje pas kësaj tragjedie?

Kosova sonte humbi jetën dhe ëndërrat e një të riu për shkak të keqmenaxhimit!

Turpi do të mbetet tek ju.

Hetuesia duhet të ndriçojë rastin në detaje!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme