Deputetja e PDK-së rezulton pozitive me Covid-19

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se pas testimit të dytë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Postimi i plotë:

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…
Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:
Plogështi
Ethe
Temperaturë
Koll

Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart
#vendosemaskën
#mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.

🙏Sh’net!

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…Kjo për…

Gepostet von Eliza Hoxha am Mittwoch, 8. Juli 2020


Të ngjashme