Deputetja e PDK-së viziton familjen e Mujë Krasniqit dhe Sylejman Selimit

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka zhvilluar një vizitë në familjen e Mujë Krasniqit dhe Sylejman Selimit.

Bashkë me të ishte edhe Kimetja, bashkëshortja e komandantit Ilaz Kodra.

“Familja Krasniqi dhe Selimi janë familje meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!”, ka shkruar Deliu mes tjerash në llogarinë e saj në Facebook:

Shkrimi i saj i plotë:

Bashkë me Kimeten, bashkëshorten e komandantit Ilaz Kodra ishim në vizitë në familjen e Mujë Krasniqit dhe të Sylejman Selimit biseduam gjatë e për shumëçka me nënat e sakrificës nënën Shehide dhe nënën Nurije.

Në ditë të tilla të dhimbjes dhe krenarisë duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri, por edhe të respektojmë vullnetin e familjeve të tyre për të punuar për një të ardhmen më të mirë.

Familja Krasniqi dhe Selimi janë familje meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme