Deputetja e VV-së reagon për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj: T’i jepet dënimi i merituar vrasësit

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.

Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se vrasja e 18 vjeçares nga Ferizaj, shpërfaq qartë neglizhencën dhe dështimin e zinxhirit institucional tash e sa vite karshi dhunës dhe vrasjeve ndaj grave.

“Dhuna seksuale dhe vrasja nuk kanë arsyetim. Këto duhet dënuar. Vajzat dhe gratë duhet të jetojnë të lira dhe asesi te mos i’u cenohet e drejta e jetës dhe lirisë. Ky rast është çnjerëzor. Andaj, ju bëjë thirrje institucioneve përkatëse t’u jipet denimi i merituar dhunuesit dhe vrasësit, që raste të tilla mos të përsëritën asnjëherë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme