Deputetja Ismaili për 8 mars: Mundësia e barabartë nuk nënkupton dëshirë, është e drejtë

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, me rastin e 8 marsit, ka vizituar shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, ku takoi gratë e moshuara dhe me këtë rast ka shkruar se “mundësia e barabartë me burrat nuk nënkupton dëshirë, por të drejtë”.

Z. Ismaili ka shtuar po ashtu se duhet shtuar besimi në gratë kosovare që arritjet dhe pozicionet udhëheqëse të jenë sa më të shumta në numër.

Ja postimi i znj. Ismaili në fb:

Për ditën ndërkombëtare të gruas, vizitova shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, ku takova disa gra që me dashamirësinë dhe mikpritjen e tyre, përkundër moshës, më mbushën vullnet në aktivizmin tim politik. Shpesh, dhe në ditë të veçanta kam vizituar këtë institucion dhe për përkushtimin e stafit të tij në punën që bëjnë kam shumë respekt! Dita ndërkombëtare e gruas duhet të na kujtojë përpjekjen tonë për barazi dhe ngritjen e vetëdijes sonë shoqërore ndaj pozitës së gruas, veçanërisht në institucione. Mundësia e barabartë me burrat nuk nënkupton dëshirë, por e drejtë, që ne si akterë institucionalë duhet të bëjmë angazhimet tona që kjo të arrihet. Shoqëria jonë duhet të shtojë besimin në gratë kosovare, që arritjet dhe pozicionet udhëheqëse të jenë sa më të shumta në numër.

Urime 8 Marsi, dita ndërkombëtare e gruas!

Të ngjashme