Deputetja kosovare merr pjesë në sesisionin e OBSH-së

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci ka qenë pjesë e sesionit të mbajtur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë/ Zyra për Evropë rreth temës “Përshpejtimi i adaptimit të telemjekësisë në kujdesin shëndetësor parësor gjatë dhe përtej COVID-19″.

Si eksperte e kësaj fushe, Statovci ka trajtuar temën e përparësive që sjell telemjekësia në raport me kohën, efikasitetin financiar dhe rritjen e qasjes në vizita virtuale.

Të ngjashme