Dërgohen psikologë në Qendrën e Studentëve, Reshitaj kërkon të ndërpriten trajtimet selektive

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur pas dërgimit të psikologëve dhe sociologëve në Qendrën e Studentëve nga qeveria.

Ajo ka shkruar se si pas reagimit të saj për mungesë të këtyre ekipeve, ka reaguar qeveria, duke pyetur se a duhet të përballemi me pasoja që të veprojmë si duhet dhe me kohë.

Reshitaj ka shtuar se më në fund, sot, pas këtij reagimi qeveria paska vendos për të dërguar psikologë dhe punëtorë socialë në qendrën e karantinës.

Postimi i plotë i Reshitajt:

A duhet të përballemi me pasoja që të veprojmë si duhet dhe me kohë?!

Pas reagimit tim për mungesë të ekipeve të psikologëve dhe sociologëve sot Qeveria paska vendos me dërgu ekipe te tilla në karantinë?

Së bashku me antarët e Komisionit palamentarë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ditë më parë vizitova qendrën e studentëve, e cila që nga përhapja e pandemisë Covid 19 në vendin tonë është shndërruar në karantinë që shërben për izolimin 14 ditor për të gjithë ata që kthehen nga vendet e tjera në Kosovë.

Në këtë vizitë ne pamë nga afër protokollin e trajtimit për të gjithë ata që duhet të kalojnë një periudhë kohore në këtë qendër.

Nga ajo që pashë deri sa morëm dokumente për të analizuar vrejta se protokolli i trajtimi nuk eshte i njëjtë me atë të cilin e aplikojnë shumë vende tjera.

Në aspektin profesional duke njohur rrethanat psikologjike për të gjithë ata që duhet të kalojnë nëpër këtë procedurë ndihma e psikologut dhe punëtorit social është mëse e domosdoshme.

Prandaj publikisht nga qeveria kam kërkuar ndër të tjera që:
Qendra duhet ketë psiokologë dhe punëtorë social pjesë të ekipës së profesionistëve shëndetësorë e që e verifikuam që nuk kishte.
Më në fund sot pas këtij reagimi qeveria paska vendos për të derguar psikologë dhe punetorë social në qendrën e karantinës.
I bëj ftesë Ministrisë së Shëndetesisë që të zbatojë protokoll të njëjtë per të gjithë të karantinuarit dhe të ndërpresë trajtimet dhe vendimet selektive sidomos për kohën e qendrimit në karantinë.

Të ngjashme