Deri në 28 gradë temperaturat këtë javë në Kosovë

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të rritur atmosferik, në këtë kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Gjithashtu, sipas IHMK-së, vranësirat ditën e enjte nuk do të jenë stabile, kjo si pasojë e fushave ciklonike të cilat do të shtrihen mbi vendin tonë, duke sjellë mot të vranët dhe me reshje shiu. Reshjet do të ndikojnë në uljen e vlerave të maksimaleve të paktën për 10 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale do të mbeten konstante me ditët paraprake.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius. Dita e enjte parashihet t’i regjistroj vlerat më të ulëta, ndërsa ditët tjera mbeten me temperatura të larta, mbi vlerat e normales. Indeksi UV mbetet mesatar, kështu që kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit deri ditën e enjte ,ku pastaj era do ta ndërron kahun në drejtim të verilindjes, shpejtësia e së cilës gjatë kësaj periudhe do të arrijë deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme