Deri në dy orë pritje në kufij për të dalë nga Kosova

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Fluksi i mërgimtarëve që po largohen nga Kosova pas festave të fundvitit ka filluar të rritet sot pasdite.

Aktualisht pritjet në kufij për të dal nga Kosova shkojnë deri në dy orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar kufitare është Dheu I Bardhë ku pritjet për të dal nga Kosova janë dy orë, ndërsa në hyrje deri 20 minuta.

Po ashtu, pritje deri në një orë e gjysmë ka edhe në Merdare, ndërsa pritjet deri në 50 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare në Muçibabë.

Në pikat tjera kufitare paraqitjet një gjendje e qetë. /Reporteri.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme