Deri në fund të javës mot me vranësira

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 08:52 | Nga

Në Kosovë vazhdon java me mot jostabil, kohë pas kohe me zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9 deri në 13 gradë Celsius, e ato maksimale nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

9.05-10.05 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Të mërkurën pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi. Ditën e enjte, paradite reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

11.05 – Mot kryesisht me vranësira, pasdite me reshje lokale shiu, vende-vende mundësi për bubullima.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja dhe jugperëndimi 2-8 m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme