Deri tani, 49 viktima nga Covid-19 në Malishevë

Malisheve | 11 Pri 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar tri raste të reja me Covid-19. Kjo është e bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ndërsa, nga kjo komunë kanë bërë të ditur se deri tani 49 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 1 mijë e 3 raste të infektuara me Covid-19.

“Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 1003 raste, prej tyre 868 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë dhe 86 persona”, është thënë nga kjo komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme