Derisa ishte duke fjetur dy persona e rrahin një maroken në Prizren

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Një maroken ka pohuar se është sulmuar nga dy persona derisa ishte duke fjetur në një shtëpi të pabanuar.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

Të dyshuarit për momentin nuk dihen, por policia po heton rastin.

Viktima ka pasur lëndime në hundë dhe ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

“Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 09.04.2021 – 02:13. Është raportuar se një mashkull maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit. Ai pohon se është sulmuar nga dy persona deri sa ishte duke fjetur në një shtëpi të pa banuar. Të dyshuarit për momentin nuk dihen, rasti është duke u hetuar. Viktima ka lëndime në hundë dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor.”, thotë raporti i policisë.

Të ngjashme