Deshën t’ia vjedhin telefonin një vajze në një furrë, hajnat e pësojnë keq

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Dy hajna që tentuan të kryejnë vjedhjen e një telefoni të mençur të një vajze që priste në radhë brenda një furre të bukës në Beograd, nuk shkoi si e kishin planifikuar dyshja.

Ata akoma pa e kryer mirë vjedhjen dhe të largohen, i zuri ajo çfarë nuk e kishin pritur. Një burrë trupmadh u shfaq para tyre dhe njërin pa u menduar dy herë e goditi shuplakë, ku nga goditja u rrokullis disa herë brenda lokalit duke mos e ditur se ku gjendej, transmeton Telegrafi.

Më pas i afrohet tjetrit që dukej sikur mbante diçka në dorë – e godet me kokë në fytyrë. Sikur kjo të mos mjaftonte, ai iu vërsulet deri para lokalit – duke ua dhënë edhe nga një shqelm.

Pas këtij veprimi të rinjtë që ishin brenda lokalit habiten me veprimin e këtij burri nga Serbia, i cili ia kthen telefonin një vajze të re e cila nuk ishte në dijeni se ia kishin marrë nga çanta.

Kamera e sigurisë brenda lokalit ka filmuar tërë këtë ngjarje që është bërë virale, dhe në masë të madhe po qarkullon nëpër rrjete sociale.

Të ngjashme