Dëshmia e gazetarit që po përballet me Prokurorinë në Hagë për dokumentet e Speciales

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë po e përdor gazetarin kosovar, Halil Berisha për të kërkuar dënimin e krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Berisha është detyruar nga Specialja të paraqitet në seancën e sotme gjyqësore për të treguar se si dhe kush ia kishte ofruar dokuemntet konfidenciale që i rodhën kësaj gjykate.

Berisha fillimisht u pyet për njërën nga konferencat ku Gucati dhe Haradinaj i thirrnin për të treguar se në zyret e OVL-së ishin dërguar dokumente të Speciales.

Evo kako se Srbi bogate zbog greške popularne Bitcoin platforme
“Kur konferenca për shtyp u shpall e mbyllur, gazetarët janë afruar dhe kanë nisur t’i fotografojnë ose xhirojnë dokumentet, për shkak të pamjeve që u janë nevojitur”, tha Berisha, duke përshkruar kështu përfundimin e njërës prej konferencave.

Ai pranoi se kishte kërkuar një pjesë të atyre dokuemnteve.

“Numri i dokumenteve ishte goxha i madh dhe nuk kishte mundësi që.. nuk e dishim edhe saktë se çfarë kishte në to. Nuk kishte pasur mundësi të xhirohen krejt dhe kështu e kam kërkuar një pjesë të dokumenteve.. Isha aty afër bashkë me të gjithë gazetarët dhe aty veç kam pyetur se a mund t’i marr një pjesë të dokumenteve. Mendoj që diku rreth 1 mijë faqe ndoshta”, tha gazetari Berisha.

Tha se kishte kërkuar një qese apo diçka për t’i futur dokumentet, ndërsa thotë se Nasim Haradinaj i kishte thënë që t’i shpërndajë ato “nëse dokumentet i kërkon”.

Të ngjashme