Dëshmitari i katërt kundër Mustafës përfundon dëshminë në Hagë

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar dëshmia me njërin prej dëshmitarëve në rastin e Salih Mustafës në Hagë.

Prokurorja i ka uruar udhëtim të mbarë dhe i ka rikujtuar që të mos e flasë me asnjë njeri atë që e ka deklaruar në gjykatë.

“Kemi arritur në fund të dëshmisë tënde dhe marr me mend se për ty ka qenë shumë e lodhshme. Besoj që dëshmia juaj do të na ndihmojë në përpjekjet tona për të gjetur të vërtetën. Të urojmë udhëtim të mirë në shtëpi dhe të kujtojmë të mos e diskutosh me askënd për deklaratën që ke dhënë këtu. Udhëtim të mbarë”, u shpreh prokurorja.

Të ngjashme