Dëshmitari thotë se s’ka pasë kontakt me Salih Mustafën, por veç një përshendetje

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Dëshmitari i pestë që po dëshmon ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specilizuara në Hagë ka thënë se s’ka pasë asnjëherë kontakt me të akuzuarin, por vetëm një përshëndetje.

Këtë përgjigje e dha në pyetjen që ia shtroi avokati i Mustafës, Julius Von Bone, njofton Klan Kosova.

Më pas përgjigjet e dëshmitarit nuk janë transmetuar dhe pas pyetjes ndaj dëshmitarit “për çfarë kishte shkuar tek “Brigada 153”, seanca sërish ka kaluar në private.

Të ngjashme