Dëshmitari tregon momentet kur zhytësit nxorën trupin e pajetë të kosovarit nga bregdeti i Velipojës

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Pas vdekjes së 74 vjeçarit nga Kosova në bregdetin e Velipojës një qytetar, dëshmitar i ngjarjes ka treguar për Telegrafin se si i ndjeri ishte nxjerr nga uji nga një zhytëse profesioniste nga Kosova, ndërsa ambulanca ishte vonuar më shumë se 40 minuta nga momenti kur 74 vjeçari kishte ndërruar jetë.

Ky qytetar në adresë të Telegrafit ka shkruar një email ku ka rrëfyer ngjarjen, ndërsa thotë se si është e mundur që gjithë ata pushues janë në bregdetet shqiptare dhe nuk kanë ambulanca afër.

Postimi i plotë:

Desha të ndaj një lajm. Dje isha në pushime në Velipojë. Rreth orës 17:00 pasdite ka vdekur një pushues nga Kosova, sipas informatave ishte rreth moshës 74 vjeçar, nga komuna e Ferizaj. Në vendin e ngjarjes për fat të mirë ka qëlluar një zhytëse profesioniste nga Kosova e cila me shpejtësi e ka nxjerre nga uji dhe ia ka dhënë ndihmën e parë, mirëpo fatkeqësisht pas 30 apo 40 minutave, i ndjeri ka ndërruar jetë. Ajo çfarë po më shtyn të ju jap këtë informate është neglizhenca e ambulancës. Në rrethin e Velipojës nuk kishte pas fare ambulancë dhe është dashur që ambulanca të vijë nga Shkodra, diku më shumë se 40 km larg. Dhe një nga shkaktaret e vdekjes është vonesa e ambulancës e cila është vonu më shumë se 30 apo 40 minuta (pasi ka ndërruar jetë pacienti). Vonesa e ambulancës ka shkaktuar edhe pakënaqësi dhe irritim te pushuesit, të cilët në masë të madhe janë mbledhë dhe kanë brohoritur dhe kanë shajte ambulancën. Desha të ndajë këtë lajm që të ketë një reagim nga institucionet e Shqipërisë që e kanë neglizhu shumë këtë situatë dhe si ka mundësi që gjithë ai numër i pushuesve mos me pas ambulancë afër bregdetit?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme