Dëshmorët e Dukagjinit do të rivarrosen në Morinë

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 10:38 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka aprovuar propozimin e Ministrit të Mbrojtjes Rrustem Berisha për rivarrimin e dëshmorëve si kërkesë e disa familjarëve të rrafshit të Dukagjinit, raporton EkonomiaOnline.

“Kemi kërkesë të familjarëve të dëshmorëve për rivarrimin e tyre nga Gjakova në Morinë. Po ashtu ka kërkesa të tjera nga ana e Dukagjinit prandaj kërkoj pëlqimin e Qeverisë për rivarrimin e dëshmorëve që kërkohet”, tha Berisha.

Haradinaj tha se duhet pasur kujdes me koston gjatë kësaj çështjeje.

“Ne jemi për me krye obligimin, do bëjmë kujdes me kostot sepse kanë qenë pjesë e diskutimit, po ashtu ju lus t’i inkorporoni në planin tuaj. Por bëni kujdes në kosto. Do ishte në nderin tonë të ndërmarrin një gjë të tillë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme