Dështimi i sistemit të monitorimit të cilësisë së ajrit

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 08:16 | Nga

Gjatë tërë vitit 2017, as matjet e cilësisë së ajrit nuk janë bërë siç është e paraparë. Sistemi aktual i monitorimit dhe raportimit të të dhënave për cilësi të ajrit ka rezultuar të jetë i mangët dhe karakterizohet me parregullsi të shumta, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas raportit “Mekanizmat institucionalë për rregullimin ligjor, monitorimin dhe raportimin e cilësisë së ajrit”, që të mërkurën e ka publikuar Zyra Kombëtare e Auditorit, vetëm 17% e stacioneve monitoruese kanë qenë funksionale gjatë pjesës më të madhe të vitit 2017, ndërkohë që 33% e stacioneve kanë qenë jashtë funksionit për më shumë se 7 muaj gjatë vitit. Raporti ka gjetur se 50 për qind e stacioneve kanë qenë pjesërisht funksionale.

Mangësi, ky raport, ka gjetur edhe në raportimin e të dhënave që janë regjistruar nga stacione që kanë qenë funksionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme