Dështon mbledhja e komisionit për Arsim, mungojnë deputetët

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 13:28 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi nuk e ka mbajtur mbledhjen ku do të shqyrtonte Planin e punës për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Kjo mbledhje ka dështuar si pasojë e mungesës së kuorumit.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi tha se me këtë problem po fillohet edhe sesioni i ri i punës së Kuvendit të Kosovës, për të cilin sipas tij, nuk është aspak mirë.

“Arsyeja është se nuk ka kuorum gjë që po ndodhë disa herë komisionin për arsim që nuk është aspak mirë, por kjo është çështje e organizimin të brendshëm të Kuvendit dhe po bëjmë përpjekje që këtë problem me e tejkaluar dhe ky problem ka qenë gjatë sesionit vjeshtor dhe po fillojmë prapë me këtë problem”, tha Kryesuesi i Komisionit, Ismajl Kurteshi.

Kurteshi njoftoi se mbledhja e ardhshme do mbahet më 28 janar në ora 14:00.

“Mbledhja e ardhshme e komisionit do të mbahet sot një javë më 28 janar në ora 14:00”, shtoi Kurteshi.

Të ngjashme