Detaje për vrasjen e 54-vjeçarit në Fushë Kosovë: Familjarët thonë se Behrami edhe më herët ishte sulmuar nga hajnat

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 16:44 | Nga

Kishte 20 vite që punonte si rojë në një kompani private të Fushë Kosovës. Behram Ibishi disa herë përgjatë këtyre viteve punë ishte përballur me hajnat. Por ballafaqimi i fundit me ta doli të jetë fatal.

Në vendin ku ai punonte, persona të maskuar mbrëmë e gjuajtën me armë zjarri duke e qëlluar kështu me një plumb në pjesën mes zemrës dhe mushkërive.

54-vjeçari, pavarësisht plagëve të marra kishte arritur që ta thërras policinë. “Më kanë gjuajt, jam plagosë”, u kishte thënë policisë përmes telefonit. Ende nuk janë zbuluar vrasësit e punëtorit, shkruan gazeta express.

Policia e Kosovës i ka nisur hetimet. Thonë se nuk i dinë ende arsyet e kësaj vrasjeje.

“…Një person B.I., 54 vjeç, nga persona të dyshuar është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti pas transportimit ne QKUK ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Familjarët e viktimës kanë shpjeguar rreth lajmit për vrasjen e 54-vjeçarit.

Familja kishte hapur të pamën dhe po priste persona të shumtë për ngushëllime. Vëllai i viktimës, tha se ky nuk është sulmi i parë i cili po i bëhet vëllait të tij në vendin e punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme