Devolli tregon si është përfshirë në Telekom, thotë se nuk kishte qëllim ta dëmtonte

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 12:02 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania e telekomunikacionit “Z-Mobile” ka realizuar të hyra prej 65 milionë eurove në dhjetë vjetët e funksionimit të operatorit, që prej themelimit të tij më 2009, raporton Ekonomia Online.

Devolli tha para Komisionit Hetimor për Gjendjen në PTK dhe Vala se fitimi i Z-Mobile për 10 vjet sa edhe është në treg është 5 milionë e 65 mijë euro, ndërsa të hyrat e kësaj kompanie kanë qenë 65 milionë euro.

“Investimet që ka filluar kompania e Dardafon.net ka pasur investim në 7 deri në 8 milionë euro me kontratën MVNO. Qëllimi ynë ka qenë me pasë investime më shumë, ne nuk kemi marrë klient as nga Vala e as Ipko, klientët tonë kanë qenë të rinj. Unë Rexhë Gjonbalajn nuk e njoh, se kam pa kurrë. Ekrem Hoxhën nuk e njoh dhe ai nuk ka punu për kompaninë tonë asnjëherë. Të hyrat e Z-Mobile për 10 vjet ka qenë 5 milionë e 65 mijë euro, ndërsa të hyrat kanë qenë 65 milionë. Numrat tonë nuk kanë qenë të përfshirë në aferën Sim to Sim dhe ne kemi punuar me Telekomin me e zhduk këtë dukuri”, tha Devolli.

Deputeti Milaim Zeka pati një pyetje për Devollin.

“Sim to Sim nga 56 mijë numra, 9 janë të Z-Mobile, a është e vërtetë”, pyeti deputeti Milaim Zeka.

“Jo këto janë spekulime”,  u përgjigj Devolli.

Deputeti Visar Ymeri e ka pyetur Devollin se sa ka investuar në fillim në kompaninë Z-Mobile.

“Investimet kanë qenë në fillim 7-8 milionë euro”, është përgjigjur Devollit.

Në pyetjen rreth kontratës se a kanë pasur qëllim që ta zgjerojnë tregun e Telekomit në përgjithësi, Devolli fillimisht ka thënë se nuk po e kupton pyetjen.

“Qëllimi jonë ka qenë që të marrim një pjesë që nuk ka qenë i mbuluar në treg”, është përgjigjur pastaj Devollo pas sqarimit.

Ka mohuar se ka pasur për qëllim që ta dëmtojë Telekomin dhe gjithashtu ka mohuar se në fillim ka punësuar punëtorë të Telekomit e Ipkos.

“Si keni arrit me bind PTK-në me e nënshkru një kontratë të tillë dhe kush i ka negociuar për juve termet e kontratës”, pyeti Liburn Aliu.

“Negocimet për kontratë i kanë bërë disa ekspertë nga jashtë. Ndërsa termet e kontratës i kanë negociuar grupi punues që ka qenë aty. 57 për qind të fitimit nga lidhja e kontratës me neve i ka Telekomi”, tha Devolli.

“Adnan Merovci, Ertur Rrustemaj, Shyqri Haxha, Hashim Thaçi, cili prej këtyre të kanë  ndihmuar me fitu tenderin e Z-Mobile”, pyeti Armend Zemaj.

“Asnjëri prej tyre”, tha Blerim Devolli.

“Shyqri Haxha ka thënë që ka raste që Z-Mobile ka bërë shkelje të kontratës, ai ka thënë që po të kisha këtë kompetencë do e ndërprerja atë kontratë at ditë që Z-Mobile si ka përmbushë obligimet”, pyeti Zemaj.

“Asnjë pagesë ne kurrë nuk e kemi vonu, madje i kemi ftu ata me u barazu”, tha Devolli.

“Sa herë ju kanë paralajmëruar Telekomi se ju s’po e përmbushni kontratën”, pyeti Zemaj.

“Asnjëherë”, tha Devolli.

“A keni pasë kontakte fizike apo vetëm me letra keni kontaktuar me kryeshefat e PTK-së”, pyeti Zemaj.

“Vetëm me letra kemi kontaktuar”, tha Devolli.

“Nëse ju keni fituar 6 milionë euro prej 2011, ndërsa me obligimin në Arbitrazh është e thënë që t’ju paguhen 30 milionë, a ki ndonjë shpjegim për këtë”, pyeti Zemaj.

“Ky është vendim i gjykatës, shifra e Arbitrazhit ka qenë nga gjykata ndërsa na kemi kërkuar 42 milionë”, tha Devolli.

” Dyshimet që është vjedhë e është stërvjedhë, është e konfirmuar edhe nga intervistimet që i kemi pasë. Ty nuk të takojnë ato pare të Arbitrazhit. Ato pare i takojnë qytetarëve të vendit”, tha Zemaj.

“Neve s’na interesojnë këto gjana, ky është vendim i gjykatës, duhet me u dhanë”, tha Devolli.

Të ngjashme