Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur – fëmijët me aktivitete për sensibilizimin e shëndetit oral

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Me moton “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, fëmijët kosovarë po realizojnë aktivitete të ndryshme.

Ky organizim ka për qëllim sensibilizimin dhe informimin e fëmijëve për rëndësinë e shëndetit oral.

Organizata për Arsim Shkencë dhe Shëndetësi, KOSCOMS, bazuar në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit “Shkollat Pranverore të Shëndetësisë”, ka mbajtur një program artistik me këngë, valle dhe fotografi për më të vegjlit.

Më pas të pranishmit kanë realizuar ecjen nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit.

Xheladin Ujkani, organizator i kësaj ngjarje, tha se do të vazhdojë të organizojë kësi aktivitete që fëmijët të sensibilizohen për shëndetin oral, pasi për fëmijët është tejet e rëndësishme.

Edhe fëmijët u shprehën të kënaqurme aktivitetin dhe thanë se kanë pasuruar njohuritë e tyre rreth shëndetit oral.

Të ngjashme