Dhjetë personat e shpallur në kërkim nga Policia për aksionin kundër kontrabandës

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Një aksion i Policisë së Kosovës që u realizua dje në katër rajone të vendit, përfundoi me arrestimin e tetë personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara.

Por, jo të gjithë të dyshuarit për kontrabandë janë arrestuar. Policia ka shpallur në kërkim dhjetë persona dhe ka lutur qytetarët që i shohin, që t’i lajmërojnë menjëherë.

Dhjetë persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra, janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Shpallja e tyre në kërkim vjen pas aksionit që u zhvillua në katër rajone të vendit, përfshirë edhe veriun. Aty hasi edhe në probleme. Situata u tensionua shpejt.

Personat të cilët janë shpallur në kërkim janë:Reklamë

1. Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë

2. Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë

3. Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë

4. Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë

5. Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok

6. Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.

7. Vehbi (Kadri)Hyseni  dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.

8. Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.

9. Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.

10. Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.

“Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë.

Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme