Dhjetëra punëtorë të Postës në pritje të rezultateve për COVID-19

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti ka thënë se kjo ndërmarrje nga e premtja po përballet me gjendjen më të rëndë në historinë e vet.

Deri më tani 12 punëtorë të Postës së Kosovës janë infektuar me koronavirus dhe sipas Hotit dhjetra punëtorë të tjerë janë në ankth dhe presion në pritje të rezultateve.

Sipas Hotit në asnjë zyre në drejtorinë e Postës nuk janë respektuar rekomandimet për distancë fizike e i njëjti ka kërkuar përgjegjësi për këtë.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Nga e premtja po perballemi me gjendjen ma te rende ne historine e Postes se Kosoves.

Infektimi i nje numri kaq te madh te punetorve e faktkeqesisht edhe anetare te familjeve te tyre na ka shokuar.
Dhjetra të tjere jane ne ankth e presion psiqik ne pritje te rezultateve e u be nje jave nga konfirmimi i rastit te parë.

Pse na ndodhi ky tmerr ne Poste? A ka mundur te parandalohet qe se paku te mos marr permasa kaq te medha?

Ne asnje zyre ne drejtorine e Postes nuk eshte respektuar distanca fizike as 30 centimetra!!

Deri me tash jane 12 kolege te konfirmuar pozitivisht. Prej tyre edhe familjare, perfshire femije!

Dikush duhet me dhene pergjegjesi per kete tragjedi qe ka ndodh, e po ndodh ne Posten e Kosoves!

Kolegeve ju uroj sherim te shpejte jemi me JU.

Të ngjashme