Dhjetëra qytetarë presin para IKSHPK-së për të bërë testin për Covid-19

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra qytetarë gjatë ditës së sotme kanë pritur para Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të bërë teste.

Sikur shihet në këto fotografi të Ekonomia Online, një numër qytetarësh shihen të grumbulluar para tendës së vendosur në oborrin e IKShPK-së për të bërë testimet.

Numri i të infektuarve është rritur dukshëm gjatë muajit të fundit, poashtu numri i testeve është shtuar, si rrjedhojë e kësaj Qeveria ka miratuar një sërë masash për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme