Dhjetëra shqiptarë bëjnë homazhe në nderim të viktimave në Vjenë

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra shqiptarë kanë bërë sonte homazhe në Vjenë, në nderim të katër viktimave, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti përmes një postimi në Facebook.

“Me dhjetëra shqiptarë në Vjenë sonte bëmë homazhe në nderim të viktimave të 2 nëntorit. Secila pikë ku është gjuajtur i mban lulet e solidaritetit dhe flakën e shpresës se ngjarja e shëmtuar ishte e fundit.
Bashkëndjejmë dhimbjen. E dënojmë terrorin dhe urrejtjen. Paqja është qëllimi ynë.”, ka shkruar ajo.

Të hënë kryeqyteti austriak u terrorizuar pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme, në qendër të qytetit.

Fotografitë e postuara nga Tinka Kurti mund t’i gjeni më poshtë.

Të ngjashme