Dhjetëra zyrtarë të EULEX-it te shtëpia e Jakup Krasniqit

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 08:29 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.

Ai ishte Ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismaës Socialdemokrate.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1248005172232487

Të ngjashme