Dhuna ndaj grave, Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist: Nëse shteti nuk përgjigjet, ne do radikalizojmë rezistencën

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist një ditë më parë mbajti një protestë kundër dhunës ndaj grave, pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares.

E përmes një njoftimi për media ky grup thekson se nëse shteti nuk u përgjigjet kërkesave të tyre atëherë do të radikalizojnë rezistencën.

“Dje, pas më shumë se shtatë orë protestë, përfaqësues/e të zyrës së Kryeministrit dolën për të dëgjuar kërkesat tona. Të pranishme/ëm ishin: Luan Dalipi, Rozafa Kelmendi, Përparim Kryeziu dhe Arta Berisha. Ne e dhamë fjalën e fundit që kjo Qeveri ka kohë deri të premten të zotohet se do të nisë punën për kërkesat tona ose ne do të thërrasim prapë protestë gjithë popullore”, thuhet në njoftim.

Kërkesat e tyre janë:  

Legalizimi i përdorimit dhe shpërndarja e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray);

Shkarkimi i gjykatësve që kanë dhënë dënime nën minimalen e lejuar me ligj dhe që kanë zbutur dënimet nën minimumin kohëzgjatjes së dënimit për dhuniminpër rastet e dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave;

Shkarkimi i zyrtarëve policorë dhe prokurorëve për neglizhimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore ndaj grave;

Krijimi i mekanizmave efektivë të cilat e trajtojnë me dinjitet të mbijetuarave të dhunës seksuale;

Futja e lëndës së edukatës seksuale në shkolla

“Nëse Qeveria nuk na përgjigjet dhe ne nuk marrim garancion për sigurinë tonë, rezistenca jonë veç sa do të radikalizohet. Ne nuk do të lejojmë që asnjë vajzë e grua të jetojë nën dhunë e frikë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. 

Të ngjashme