Dhunimi dhe vrasja e 11 vjeçarit nga Fushë-Kosova, nis peticioni me tri kërkesa

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Disa aktivistë të shoqërisë civile kanë organizuar aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin, 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.

Me këtë rast, ata kanë mbajtur një protestë simbolike para zyrës së kryeproukrorit të shtetit, për të cilën kanë kërkuar drejtësi.

Gjithashtu, ata kanë njoftuar se sot kanë lajnsuar një peticion, të hapur për nënshkrim online për të gjithë qytetarët e Kosovës me disa kërkesa.

“Sot janë bërë 1 vit nga dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit, djalit 11 vjeçar nga Fushë-Kosova. Dështimi i parandalimit të këtij krimi është shkelje të të drejtave të njeriut dhe shpërfaqë qasjen raciste e diskriminuese të institucioneve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Policia ishte njoftuar për dhunimin seksual të Kujtimit nga S.O. në janar 2019, ndërkaq nuk e kanë intervistuar atë deri në prill 2019. Gjatë marrjes në pyetje në Polici, S.O. e kishte pranuar se e kishte dhunuar seksualisht Kujtimin. Në këtë kohë, S.O. i kishte 15 aktakuza dhe 26 kallëzime penale aktive para Policisë e Prokurorisë. Madje njëra nga aktakuzat që e rëndonin ishte për vrasje. Policia dhe Prokuroria u njoftuan për dhunimin seksual edhe nga: vetë Kujtimi, nëna e tij, babai i S.O.-së dhe Qendra për Punë Sociale. Përkundër të gjitha këtyre fakteve, Policia e Prokuroria e lanë S.O.-në të lirë”, thuhet më tej.

Komunikata e plotë:

Sot janë bërë 1 vit nga dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit, djalit 11 vjeçar nga Fushë-Kosova. Dështimi i parandalimit të këtij krimi është shkelje të të drejtave të njeriut dhe shpërfaqë qasjen raciste e diskriminuese të institucioneve të Kosovës.

Policia ishte njoftuar për dhunimin seksual të Kujtimit nga S.O. në janar 2019, ndërkaq nuk e kanë intervistuar atë deri në prill 2019. Gjatë marrjes në pyetje në Polici, S.O. e kishte pranuar se e kishte dhunuar seksualisht Kujtimin. Në këtë kohë, S.O. i kishte 15 aktakuza dhe 26 kallëzime penale aktive para Policisë e Prokurorisë. Madje njëra nga aktakuzat që e rëndonin ishte për vrasje. Policia dhe Prokuroria u njoftuan për dhunimin seksual edhe nga: vetë Kujtimi, nëna e tij, babai i S.O.-së dhe Qendra për Punë Sociale. Përkundër të gjitha këtyre fakteve, Policia e Prokuroria e lanë S.O.-në të lirë.

Kështu, siç ka deklaruar S.O. vetë në Polici, më 11 korrik 2019 e dhunoi seksualisht dhe e vrau Kujtim Veselin në Fushë Kosovë. Prokurorit Ruhan Salihu, i cili nuk e kishte kërkuar ndalimin dhe paraburgimin e S.O.-së, iu shqiptua masa disiplinore ulje e pagës vetëm 30%, për 6 muaj. Përpos kësaj mase, asnjë zyrtar tjetër nuk dha përgjegjësi as penale, e as disiplinore për dështimin në mbrojtjen e drejtave të njeriut të Kujtimit.

Shkeljen e të drejtës në jetë të Kujtim Veselit e ka konstatuar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit në Raportin ex-officio i publikuar në dhjetor 2019. Dështimi i institucioneve në mbrojtjen e jetës së Kujtimit shpërfaqë racizmin dhe qasjen diskriminuese ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë. Dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit ka qenë e parandalueshme. Policia dhe Prokuroria kanë qenë të njoftuara nga burime të shumta për përdhunimin e parë dhe është dashur që menjëherë ta arrestojnë S.O.-në për ta mbrojtur mirëqenien dhe jetën e Kujtimit.

Prandaj, sot po e lansojmë një peticion, të hapur për nënshkrim online për të gjithë qytetarët e Kosovës me tri kërkesa:

kërkesa:

1. Nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit: kërkim falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit për shkeljen e të drejtës së tij në jetë dhe neglizhimin e rastit.

2. Nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Prokuroria e Shtetit: inicimi i hetimeve të pavarura penale të prokurorëve dhe zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin, si dhe sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për mos-kryerjen e detyrës zyrtare dhe shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës se Kosovës.

3. Nga Qeveria e Kosovës: kompensim për shkelje të të drejtave të njeriut për familjen e Kujtim Veselit.

Peticioni do të jetë online dhe do të jetë i hapur për nënshkrim për të gjithë nga data 11 korrik deri më datën 11 gusht 2020.

Të ngjashme