Dhunimi i 11-vjeçares, policia kap edhe personin e pestë

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policor është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Të ngjashme